Mërgimtarët kthehen nga Kosova, Aeroporti “Adem Jashari” në fluks të lartë

- Advertisement -

Muaji gusht po shënon një tjetër valë të kthimit të mërgimtarëve në Kosovë, me mijëra bashkatdhetarë që po zgjedhin të udhëtojnë përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, shkruan Scanner.

Pas pushimeve dhe qëndrimit pranë familjeve, shumë prej tyre po rikthehen në vendet ku jetojnë dhe punojnë në Evropë e më gjerë.

Fluksi i madh i udhëtarëve vërehet në terminalin e aeroportit, ku ditët e sezonit veror karakterizohen me numër të shtuar të fluturimeve dhe pasagjerëve.

A.Zogaj, që jeton dhe punon në Gjermani, thotë për Scanner se zgjedh që gjithmonë udhëtimin në Kosovë ta bëjë përmes Aeroportoit “Adem Jashari”, që, sipas tij, ka siguri më të madhe, por edhe vjen më shpejtë.

Për diasporën, vera mbetet periudha më e rëndësishme për të vizituar Kosovën. Kthimi i tyre sjell jo vetëm emocione të ndarjes me familjarët, por edhe një ndikim të rëndësishëm në ekonominë vendore, përmes shpenzimeve në gastronomi, turizëm, tregti dhe shërbime.

Aeroporti “Adem Jashari” gjatë kësaj periudhe përballet me një intensitet të veçantë të operimeve, duke qenë pika kryesore e hyrjes dhe daljes për një pjesë të madhe të mërgimtarëve https://www.facebook.com/share/r/18STocveLH/

Po ashtu, e reja V.Krasniqi, që ka linur dhe rritur në Gjermani, thotë se vjen shpesh në Kosovë dhe gjithmonë përmes Aeroportit.

Sipas, saj ky Aeroport ka një komoditet dhe siguri shumë të lartë, ndërkaq thotë se zakonisht para nisjes i pëlqen të shijojë ushqimet e vendit, në njē nga lokalet e Aeroportit.

“Nuk nisem pa e shijuar ushqimin këtu, e adhuroj dhe dua të shkojë atje me aromën e ushqimit kosovar”, thotë ajo për Scanner.

Edhe këtë verë, pamjet nga aeroporti dëshmojnë lidhjen e fortë të diasporës me Kosovën – një lidhje që vazhdon të mbetet e gjallë, pavarësisht mijëra kilometrave larg vendlindjes.

Për shumë mërgimtarë, kthimi nga Kosova nuk është thjesht një udhëtim i zakonshëm – është një ndarje e përkohshme nga familja dhe vendi ku kanë rrënjët./Scanner/

Të ngjashme

Të fundit