9.6 C
New York
Saturday, April 20, 2024

Buy now

Mërgimtarët do t’i paguajnë vetë policat kufitare prej ditës së sotme

- Advertisement -

Prej sot, mërgimtarët që ia mësyejnë Kosovës do të duhet të paguajnë vetë policat për sigurim kufitar. Deri në fund të vitit 2021, këto tarifa ishin mbuluar nga Qeveria e Kosovës.

Për fillimin e aplikimit të këtyre tarifave ka njoftuar Byroja Kosovare e Sigurimeve, përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook.

“Ju njoftojmë se duke filluar nga data 01.01.2022, Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS), do të aplikojë tarifat e rregullta për sigurimin e detyrueshëm kufitar, të aprovuar nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), me të cilin duhet të pajisen të gjithë drejtuesit e mjeteve motorike me rastin e hyrjes në territorin e Republikës së Kosovës, për mbulim e përgjegjësisë së tyre në rast shkaktimit të dëmit ndaj palëve të treta.

Përmes kësaj komunikate iu informojmë se marrëveshja për mbulimin e policave për automjetet për pasagjerë dhe motoçikleta mes Qeverisë së Kosovës dhe Byrosë Kosovare të Sigurimit skadon më 31.12.2021”, thuhet në komunikatën e BKS-së.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës kishte ndarë rreth pesë milionë euro në gusht të këtij viti, për pagesën e polices kufitare për mërgimtarët.

Nga një janari fillon aplikimi i tarifave të rregullta për sigurim kufitar Ju njoftojmë se duke filluar nga data…

Posted by Byroja Kosovare e Sigurimit – Kosovo Insurance Bureau on Friday, December 31, 2021

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit