Ish-kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Mërgim Mavraj, do të jetë kandidat për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Mavraj ka aderuar në subjektin politik “Lista për familje” dhe do të jetë pjesë e listës zgjedhore.
Lajmin për Indeksonlinen e ka konfirmuar edhe Eman Rrahmani.
“Po është e vërtetë. Mërgimi është pjesë e “Listës për familje” dhe jemi të nderuar që e kemi”, ka thënë Rrahmani për Indeksonline.