Deputeti Mërgim Lushtaku do të jetë përsëri në garë për deputet të Kuvendit të Kosovës për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Ai ka bërë me dije se në listën për deputet do ta mbajë numrin 100.
“Në këto zgjedhje kam vendosur të mbaj numrin 100 – një simbol i përkushtimit 100% për një Kosovë më të mirë!”, ka shkruar Lushtaku në Facebook.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë,
Të dashur miq,
Sot, me nder dhe përkushtim po zyrtarizoj kandidaturën time për deputet, në kuadër të familjës sonë politike, PDK-së.
Në këto zgjedhje kam vendosur të mbaj numrin 100 – një simbol i përkushtimit 100% për një Kosovë më të mirë!
Ky hap është një dëshmi e vizionit tim për të krijuar hapësirë për figurat e reja politike, për njerëzit me energji, entuziazëm dhe vendosmëri, që janë gati të ndërtojnë një të ardhme më të mirë për vendin tonë.
Besoj thellësisht se e ardhmja e Kosovës qëndron në duart e të rinjve, të cilëve u duhet dhënë një platformë për të kontribuar me zërin, idetë dhe punën e tyre.
Në rrugëtimin tim jetësor, gjithmonë kam qenë i rrethuar nga njerëz të mirë, falë të cilëve secili synim është realizuar dhe secila sfidë është tejkaluar.
Kam qenë dhe do të jem mirënjohës e falënderues ndaj secilit.
Sot, më shumë se kurrë, kemi mbi 100 arsye për të besuar, për të vepruar dhe për të ndryshuar.
Prandaj, kërkoj me përulësi besimin dhe mbështetjen tuaj.
Me respekt dhe përgjegjshmëri,
MERGIM LUSHTAKU
100 ✅