15.2 C
New York
Saturday, May 18, 2024

Buy now

“Mercenarë nga Shqipëria dhe Kosova në Ukrainë”, Majko kërkon llogari nga ambasada ruse në Tiranë

- Advertisement -

Pandeli Majko ka reaguar pas deklaratës së ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergey Lavrov i cili u shpreh se mercenarë nga Shqipëria, Kosova dhe Bosnje Hercegovina po rekrutohen për t’u dërguar në Donbas, krahinën e Ukrainës të ndarë mes qeverisë së Kievit dhe separatistëve të mbështetur nga Moska.

Majko përmes një postimi në “Facebook” kërkon që të ketë një shpjegim për këtë deklarata nga ana e ambasadës ruse në Tiranë.

“Sergei Lavrov, Ministri i Jashtëm i Federatës Ruse ka bërë sot një deklarim të paprecedentë për “mercenarë” shqiptarë nga Shqipëria dhe Kosova të cilët po dërgohen në zonën e Donbasit në Ukrainë. Përpara se Ambasada e Federatës Ruse në Tiranë të japë shpejgime (nëse do ta bëjë)… Kanali Televiziv WION i Indisë ka bërë një kronikë të vecantë për “hartën” e përkatësisë nacionale të vullnetarëve që kanë shkuar për të ndihmuar Ukrainën. Njeriu i mençur e bën menjëherë atë çfarë budallai e bën në fund! (Makiavel)”, shkruan Majko.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit