Sot, në Maqedoni të Veriut është mbajtur Kongresi IX i Partisë Demokratike Shqiptare, ku me besimin e delegatëve Menduh Thaçi u zgjodh kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare.
Sipas komunikatës për media, kongresi zgjodhi edhe anëtarët e Kuvendit Qendror, duke forcuar unitetin, organizimin dhe vazhdimësinë politike të partisë.
Në kuadër të Kongresit të IX të PDSH-së, u miratua edhe Rezoluta politike, e cila riafirmon angazhimin për barazi të plotë, përfaqësim autentik, demokraci dhe mbrojtjen e interesave kombëtare të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
“Partia Demokratike Shqiptare mbetet e vendosur në rrugën e saj për përfaqësim dinjitoz, transparencë dhe angazhim të vazhdueshëm politik”, thuhet në njoftim.






