5.7 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

“Mendova se e çon Kosovën para”, Pacolli kurrqysh të vendos i ra apo jo pishman që e votoi Qeverinë, e ndërron sërish deklaratën

- Advertisement -

Më 17 tetor, i pari i AKR-së, Behgjet Pacolli tha se duke parë mospunën 4-vjeçare të Qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, tha se vota e tij pro kësaj Qeverie, ishte gabim.

“Nëse sot reflektoj, unë do të vija në konluzion se kam bërë gabim. Ndoshta vota ime edhe pse jo aq e rëndësishme në atë kohë, nuk është dashtë të jepet për shkak se Kosova ka ngecur në shumë fusha. Nga premtimet e kryeministrit nuk ndodhi asgjë. Kjo mua më trishton”, tha për Dukagjinin ai.

Teksa sot, pak ditë pas kësaj deklarate, i pyetur sërish për të njëjtën temë, Pacolli tha se “unë nuk i bie pishman.

“Po t”u kthehesha në origjinë edhe një herë, kur isha fëmijë, dhe të më thoje që ke disa variante me zgjedh cilin rrugëtim me marr, sinqerisht them se nuk do të kisha ditë me zgjedh diçka tjetër, do ta ndjekja të njëjtën rrugë. Unë votën time ia kam dhënë edhe pse në kushte krejtësisht tjera. Unë nuk ia kam dhënë vetëm votën time, por ia kam sjell edhe dy vota tjera. Albin Kurtit ia kam dhënë votën me bindje të plotë se kjo Qeveri do ta çojë Kosovën shumë shpejt përpara. Por, e kam parë se ndoshta nuk është dashur të veproj ashtu, për arsye sepse nuk e kisha njohur Albin Kurtin”, tha sonte Pacolli në Klan.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit