28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Menaxhimi “mozomakeq” i ndalimit të valutës serbe dhe takimi i së martes në Bruksel, çfarë dihet deri më tash?

- Advertisement -

As që e kam pasur idenë” se po ndalohet dinari, tha Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ditë më parë në Mynih, ndërsa Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pohuar se “qe 3 vite Vetëvendosja ka pritur që të merr këtë vendim” dhe që “ndërkombëtarët e kanë ditur që do ta marrim këtë vendim”.

Vetëvendosja e dha për arritje të tyre politike që “e hoqëm dinarin e Serbisë nga Kosova” ndërsa Zëvendës Kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ende pa hyrë në fuqi vendimi deklarohej edhe para vetë guvernatorit (dhe sikur në emër të tij) të Bankës Qendrore të Kosovës se çka-e-si qëndronin punët rreth vendimit “të pavarur të tyre”.

Krejt ky konfuzion, ishte provuar të prodhohej – kur tashmë dihet sikur dy plus që bëjnë katër se BQK është thuajse zgjatim i Lëvizjes Vetëvendosje në organin vendimmarrës.

Çështja e dinarit, ka thënë Kurti, “nuk është negociueshme” në Bruksel në dritën e shqetësimeve të mëdha ndërkombëtare, dhe thirrjeve nga QUINT-i që kjo çështje të adresohet në Bruksel; dhe atë nën ombrellën e Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbed, në draft-Statutin e të cilës zbërthehet zgjidhja e saj.

Dhe krejt kjo prodhoi një Seancë në Këshillin e Sigurimit në OKB ku madje edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbajtën qëndrim pasiv ndaj Kosovës – e pamendueshme në rrethana normale – ku edhe u kritikua për mënyrën (e që besa edhe për etikën) e zbatimit.

Për më tepër, u kumtua për herë të parë publikisht për një plasaritje të thellë në marrëdhëniet Kosovë-ShBa nga top-zyrtar ameriknaë.

Për çka?

Dinari s’ka qenë kurrë i lejuar në shtetin e Kosovës. Prej Planit të Ahtisaarit (2007) e në Kushtetutë të Kosovës (2008) mjet të vlefshëm pagese Kosova ka “vetëm një valutë”: euro-n. Veriu i Kosovës, s’ka qenë rregulli; por përjashtimi.

E për rregullimin e këtij përjashtimi në draft-Statut të Asociacionit të hartuar nga Bashkimi Evropian konkretizohet që Asociacioni financohet nga Serbia ka xhirollogarinë e saj “në një institucion financiar të licensuar dhe regjistruat me Bankën Qendrore të Kosovës”.

Ideja fillestare e ndërkombëtarëve ishte zgjidhja përmes këtij institucioni; draft-Statuti i të cilës është pranuar.

Kjo, pasi që financat e Serbisë te komunat të banuara me shumicë serbe (që supozohet futen në ombrellë të Asociacionit) duhet t’i nënshtrohen parimeve të transparencës dhe llogaridhënies, si dhe do të auditohen dhe vështrohen nga institucionet e Republikës së Kosovës: të cilat tashmë, në bazë të Rregullores së re të BQK-së e japin euron si të vetmen mjet të vlefshëm pagese/transaksioni.

Përllagoritet që nga financat e Serbisë të jenë afro 87 mijë përfitues të komnunitetit serbë në total që marrin paga, pensione, përfitime të mirëqenies sociale, eonomike dhe shtëpiake bujqësore.

Rreth 40.000 (est.+/-5%) paga dhe 32.000 pensione janë paguar në dinarë nga Republika e Serbisë në Kosovë. Për më tepër: >10000 përfitues të mirëqenies sociale dhe >5000 familje bujqësore. Në total, 87000 përfitues nga Kosova janë të varur nga buxheti i Serbisë”, sipas ekonomistëve serbë.

Me Asociacion këto do t’i nënshtroheshin krejtësisht sistemin bankar kosovar dhe do të auditoheshin nga Auditori i Përgjithshëm i Kosovës; ndërkaq BQK-ja (lexo: Qeveria e Kosovës) vendosi që kjo të bëhet pavarësisht Asociacionit; të drejtë të cilën s’ia ka kontestuar askush përveç mënyrës së zbatimit.

Këtu nisi edhe pakënaqësia e ndërkombëtarëve të cilët prisnin që kjo çështje të zgjidhej përmes kësaj udhe, e cila kalon përmes Brukselit; të cilët edhe në draft-Statut e kanë të hartuar që Bashkimi Evropian do të jetë bashkë-vështrues të financimit për një periudhë pesë-vjeçare të Asociacioni.

Qeveria e Kosovës, megjithatë, në qëndrimin se nuk zbatohet Asociacioni pa u nënshkruar formalisht Marrëveshja Bazike, nisën zbatimin e heqjes së dinarit pavarësisht procesit të dialogut.

BQK-ja është institucion i pavarur i Kosovës, nuk munden politikanët t’i mbivendosen institucioneve të pavarura të shtetit; sepse kështu e humbim karakterin e republikës demokratike për vendin tonë të pavarur – kushtetutshmëria, ligjshmëria dhe vendimmarrja e institucioneve të pavarura nuk mund të negociohen nga politikanët”, deklaroi ai.

Zëvendës Kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka refuzuat ftesën e ndërmjetësit të BE-së, Miroslav Lajçak, për të diskutuar rreth çështjes së dinarit; ndonëse nuk e përjashtoi se dikush tjetër mund të shkojë.

Për këtë gjë, kryenegociatori i palës serbe, Petar Petkoviq, ka njoftuar se do të udhëtojë në Bruksel me një delegacion serb më 27 shkurt saktësisht për çështjen e dinarit.

Ky nuk është takim ku duhet të shkojë kryenegociatori për arsye se çështja e dinarit nuk është pjesë e dialogut. Unë shkoj atëherë kur bisedohet për Marrëveshjen Bazike. Kështu që do të shohim se kush do të shkojë që të bisedojë për dinarin, por nuk është nga ekipi i kryenegociatorit”, tha Bislimi ditë më parë.

Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Gabriel Escobar, në anën tjetër bëri të ditur që ende nuk është refuzuar nga pala kosovare një takim në Bruksel për çështjen e dinarit, për atë se ende s’dihet se kush.

Mendoj se jemi ende në fazën e diskutimit nëse dikush do të shkojë apo se kush do të shkojë. Pra, kuptimi im ishte se pala e Kosovës po shqyrton dërgimin një përfaqësuesi për të diskutuar çështjen e dinarit. Pra, ne ende shpresojmë t’i bindim ata të marrin pjesë të martën”, ka thënë Escobar për Zërin e Amerikës. /Nacionale/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit