Sulmuesi holandez Memphis Depay thuhet se ka paraqitur një sërë kërkesash të pazakonta për të rinovuar kontratën me Corinthians, duke synuar të sigurojë përfitime që shkojnë përtej pagës dhe bonuseve tradicionale.
Sipas raportimeve, Depay kërkon:
Një lozhë private (VIP box) në stadiumin Neo Química Arena. Të drejtën për ta përdorur stadiumin për organizimin e eventeve të tij personale. 50% të të ardhurave nga këto evente dh një përqindje nga bonusi që Corinthians do të fitonte nëse shpallet kampion i Botërorit të Klubeve në vitin 2029, edhe nëse ai nuk do të jetë më pjesë e klubit në atë kohë.
Këto kërkesa janë cilësuar si mjaft të pazakonta dhe mbetet të shihet nëse drejtuesit e Corinthians do të jenë të gatshëm t’i pranojnë për të siguruar vazhdimësinë e yllit holandez në klub.






