Në rrethanat aktuale Kosovës i duhet një qeveri stabile dhe ajo do të ishte LVV – PDK.
Kështu ka vlerësuar publicisti dhe shkrimtari,Kim Mehmeti.
Dialogun me Serbië dhe sfidat e tjera ai i ka përmendur si arsye që Kosova të ketë një qeveri LVV – PDK.
“Nëse partitë ja duan të mirën Kosovës, këtu duhet të bëjë qeveri, Vetëvendosje dhe PDK-ja.Jetojmë në kohë të trubëllat dhe Kosovës i duhet një qeveri stabile. Kosovës i pasojën bisedimet me Serbinë… cka nuk i vjen përballë dhe i duhet një qeveri sa më stabile”, ka thënë ai në “Këndi i Kimit” në Tëvë1.
I pyetur se kush është fajtor për krizën politike, ai ka thënë se është mendësia politike.
“Fajtorët më të mëdhenjtë politikë janë mendësia opozitare, sepse ajo mendësi nuk ishte kritike ndaj VV-së, ishte ofenduese, urrejtje. Dhe unë mendoj se kjo ndikoi shumë të kryetari i LVV-së i cili humbi truan”, tha ai.