11.8 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Mehmetaj për zëdhënësin e Qeverisë: Familjarët pjesë të ish-sistemit, kurse e luan patriotin me Ali Ahmetin

- Advertisement -

Gazetari Lirim Mehmetaj, ka kritikuar zëdhënësin e Qeverisë, Perparim Kryeziun, duke i cilësuar si gënjeshtëra deklarimet e tij për kryediplomatin e Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmanit, dhe rreth planit 9 pikësh të OSBE-së – për deeskalimin e situatës në veri të Kosovës, i propozuar në korrik të viti të kaluar.

Mehmetaj ka thënë se Kryeziu duke “pasur familjarë pjesë të ish-sistemit jugosllav dhe serb” po mundohet “të luajë me nota të patriotizmit me partinë e Ali Ahmetit”.

“Ky është përparim Kryeziu, djali i Aziz Kryeziut, ai ka qenë ish-polic në Kosovë. Axha i tij, Ramadan Kryeziu, ka shërbyer në armatën jugosllave apo në armatën serbe deri ën prill 1999.

Ky person  me këtë prapavije familjare, i cili nuk ka faj për çka ka bërë babi dhe axha i tij, po ka faj që s’ka bërë distancim asnjëherë. Se duhet me pyet këtë se çka mendon për veprimtarinë e familjarëve të tij. Si pjesë e strukturave, e ne e dimë si shqiptarë me qenë pjesë e strukturave të Serbisë, sidomos të sigurisë, është dashtë me pas një përkushtim të madh ndaj atij shtetit.

E tash i njëjti kqyre fare paradokalisht me dalë edhe me luajt me nota patriotizmi në raport me partinë e Ali Ahmetit. Bashkëthemeluesit të UCK-së e themeluesit i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare-së”, ka thënë Mehmetaj, në “Debat Plus”.

Kandidati i BDI-së për president në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani në një intervistë për “KallxoPernime” para disa ditësh ka thënë se propozimi 9 pikësh për deeskalimin e situatës në veri të Kosovës ishte propozuar nga ai si kryesues i OSBE-së.

Për këtë i pati reaguar Kryeziu, i cili e kritikoi Osmanin për këtë plan. Sipas tij, Osmani e sheh Kosovën me sytë e ndërmjetësve ndërkombëtarë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit