28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Mehmetaj: Bislimi ka shkuar në Bruksel si punëtor i Serbisë

- Advertisement -

Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi dhe kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq u takuan të martën në Bruksel, me ndërmjetësimin e përfaqësuesit të posaçëm të BE-së, Miroslav Lajçak – Bisedimet përfunduan me zotimet e palëve që, deri më 22 mars, t`i dorëzojnë propozimet e tyre për zgjidhjen e çështjes së përdorimit të dinarit serb në Kosovë. Lajçak ka theksuar se bisedimet të vazhdojnë të hënën e ardhshme.

Për këtë gazetari, Lirim Mehmetaj, ka thënë se zëvendëskryeministri, Bislimi, “ka shkuar në Bruksel si punëtor i Serbisë”.

Shkuarja e Bislimit në Bruksel për të diskutuar për dinarin, tregon që po angazhohet për Serbinë dhe jo për Kosovën ka theksuar Mehmetaj, bazuar në “logjikën dhe gjuhën” e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Nëse para ditës së sotme, ndonjë analist, gazetar i cili duke e pa situatën enë terren, duke qenë racional kishe me thënë se Qeveria e Kosovës thënë mirë me diskutu më ndërkombëtarët vendim. Do të ishte etiketuar prej deputetëve të VV-së, ashtu siç ka ndohuë, si person i cili flet në favor të Serbisë, pasi po I konteston për qefe të Serbisë vendimet e Kosovës. Tash nëse kur flet ti, flet në favor të Serbisë. Po kur bën, si bën Bislim, a është ky pra dokumentim se ky punon për Serbinë. A është dokumentim krejtësisht i qartë që çka ka bërë ky sot, sipas platformës së tyre, gjuhës dhe logjikës së tyre, ky punon për Serbinë. Nuk ka kurrfarë shpjegimi tjetër. Prandaj ky sot ka shku në Bruksel, jo I zëvendëskryeministër I Kosovës, por si punëtor i Serbisë. Sipas tyre ve me disktu vendim e BQK-së I bën favore Serbisë… atëherë kur shkon atje me ndrysh atë vendim, shkon me ndryshu për Serbinë.

Bsilimi ka shkruar në Bruksel me ridiskutu një vendim të Kosovës. Kujt nuk i ka pëlqyer ky vendim, Serbisë. Pse për kërkohet zgjidhje tjetër, për Serbinë. Pra Bsilimi po angazhohet për Serbinë dhe jo për Kosovën”, ka thënë Mehmetaj në “Debat Plus”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit