-2.9 C
New York
Friday, March 13, 2026

Buy now

Mehmetaj: Albin Kurti e ka parë se më nuk i duhet Vjosa Osmani që ka efekt elektoral sa Ismet Hebibi

- Advertisement -

Gazetari Lirim Mehmetaj ka reaguar për përplasjen mes kryeministrit, Albin Kurti dhe presidentes, Vjosa Osmani, ku këtë të fundit e ka krahasur me Ismet Hebibin ish-kandidat për president.

Mehmetaj ka thënë se përplasja mes tyre po bëhet për shkak që kryeministrit, Albin Kurti e ka parë se nuk i duhet më presidentja Vjosa Osmani, për arsye të humbjes së elektroatit.

Albin Kurti e ka parë që më nuk i duhet Vjosa Osmani. Lista Guxo në sondazhe del, në rastin më të mirë, 1%, elektoratin e Osmanit e ka gllabëruar Kurti. Njerëzit, si Gërvalla e Peci, edhe këta ushujza të pushtetit, ia ka marrë.” – ka shkruar ai.

Më tej, ai ka propozuar që përplasja mes tyre të përcjellet vetëm për “argëtim personal”.

Shkrimi i tij:

Vjosa Osmani si Ismet Hebibi

Albin Kurti e ka parë që më nuk i duhet Vjosa Osmani. Lista Guxo në sondazhe del, në rastin më të mirë, 1%, elektoratin e Osmanit e ka gllabëruar Kurti. Njerëzit, si Gërvalla e Peci, edhe këta ushujza të pushtetit, ia ka marrë.

Vjosa Osmani e ka parë që Kurti nuk e ka ndërmend ta rizgjedhë presidente.

Kaq ka kjo situatë, çështje e ndytë pushteti dhe asgjë tjetër.

Këta edhe i përmirësojnë raportet prapë, nëse kalkulimet e ngushta ua nxjerrin si veprim më i favorshëm.

Dallimi mes Osmanit e Kurtit është se derisa Osmani është veç një hajdute ordinere që politikën e do për pasurim personal e familjar, pa kokëçarjen e shkatërrimit të shtetit, Kurti në anën tjetër e ka edhe mision këtë të fundit.

Unë do të doja që në këtë maskaradë publike nëpër të cilën po kalojnë, t’i lëmë të papenguar, ta përcjellim situatën thjesht për argëtim personal.

Sa i përket skenës politike prishja a ri-ndreqja e tyre nuk shkakton kurrfarë turbulence.

Osmani ka efekt elektoral sot sa ish kandidati për president i Kosovës, Ismet Hebibi.

Të ngjashme

Të fundit