Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka vizituar sot familjen e gjeneral Shaban Shales, në 10 vjetorin e vdekjes, shkruan Scanner.
“Jeta dhe vepra madhështore e Gjeneral Shalës, krahas heroizmit të Bedri Shalës, shokut të ngushtë të Heroit Bekim Berishës-Abejës, në shërbim të Lirisë dhe Ushtrisë sonë, është frymëzim i veçantë për ne, në proceset që jemi duke zhvilluar” shkruan Mehaj.
Postimi i plotë:
Sot në 10 vjetorin e ndarjes nga jeta të veprimtarit të çështjes kombëtare, luftëtarit të ditëve të para të UÇK-së, si dhe eprorit të lartë të TMK-së, Gjeneral Shaban Shala, vizitova familjen e tij në Gjergjicë të Drenasit.
Aty u pritëm nga Nënëlokja Taibe, Nana e dy gjeneralëve, Shabanit dhe Heroit të Kombit Bedri Shala, pastaj vëllai dhe ish-bashkëluftëtari, Major Elmiu, i biri -ushtaraku ynë Genci dhe familjarë të tjerë.
Jeta dhe vepra madhështore e Gjeneral Shalës, krahas heroizmit të Bedri Shalës, shokut të ngushtë të Heroit Bekim Berishës-Abejës, në shërbim të Lirisë dhe Ushtrisë sonë, është frymëzim i veçantë për ne, në proceset që jemi duke zhvilluar.
Lavdi e përjetshme jetës dhe veprave të tij madhështore!