1.3 C
New York
Thursday, February 22, 2024

Buy now

Ahmeti ia kthen Gjuriqit: Jam krenar me bashkëkombasin tim, Novak Gjokoviq

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i ka reaguar në rrjetin social Twitter ambasadorit të Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriq, i cili në një “përplasje” me ish-ambasasdoren e Kosovës në SHBA, Vlora Çitakun, e ka quajtur “bashkëkombëse” këngëtaren kosovare me famë botërore, Dua Lipa.

Në reagimin e tij, Shpend Ahmeti ka deklaruar se është krenar me tenistin serb nga Zveçani, Novak Gjokoviq.

“Duke lënë mënjanë komentet urrejtëse, jam shumë krenar për bashkëkombësin tonë të dashur, Novak Gjokoviq, pasi që edhe ju konfirmuar se ai është nga Zveçani, edhe pse ai mund të mendojë ndryshe në çështjet politike dhe vaksinat. P.S. Mënjanë shakatë z.Gjuriq, postimet në Twitter janë shaka”, ka shkruar Ahmeti.

Njoftimi i lojtarit serb të tenisit, Novak Gjokobiq, se i është dhënë leja për të garuar në “Australian Open” pa dëshmuar se është vaksinuar, i përplasi Vlora Çitakun dhe Marko Gjuriqin.

“Të gjitha kafshët janë të barabarta, por disa kafshë janë më të barabarta se të tjerët”, shkroi nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku në Twitter.

Duke reaguar, Gjuriq e akuzoi Çitakun për gjuhë të urrejtjes në baza etnike e në fund në debat e përfshiu edhe Dua Lipën, të cilën e quajti “bashkëkombëse”.

“Duke lënë komentet urrejtëse anash, jam shumë krenar për bashkëkombësen tonë të dashur Dua Lipa edhe pse ajo mund të mendojë ndryshe për çështjet politike”, ka përfunduar Gjuriq.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit