Aktorja Meghan Markle, e cila u bë e njohur edhe për martesën e saj me Princin Harry, në një deklaratë, shprehet se është ndier “thellësisht e tronditur” pas njoftimeve se, në ish-banesën e babait të saj, Thomas Markle, në Filipine, janë gjetur imazhe të abuzimit seksual me fëmijë, të cilat pretendohet se i përkasin atij.
Sipas BBC, ajo theksoi se shpreson që të kuptohet arsyeja e saj se pse është distancuar nga babai i saj dhe pse nuk e ka lejuar të njëjtin “t’i afrohet fëmijëve tanë”.
Në një intervistë për “Daily Mail”, Thomas Markle i mohoi akuzat se zotëronte imazhe të abuzimit seksual me fëmijë, duke i quajtur ato “gënjeshtra të sëmura”.
Dukesha e Sussexit ka thënë se kishte marrë vesh për “pretendimet shqetësuese” që lidhen me babanë e saj në vitin 2018.






