14-vjeçari humb jetën pas një takimi të organizuar përmes Snapchat-it

- Advertisement -

Një adoleshent është shpallur fajtor për vrasjen e 14-vjeçarit Christopher McBurnie, të cilin e goditi tri herë me thikë pas një përleshjeje të paralajmëruar përmes rrjetit social Snapchat.

Ngjarja ndodhi më 29 maj 2025, në Ramsey, në Ishullin e Manit. Sipas raportimeve, dy të rinjtë nuk njiheshin me njëri-tjetrin, por kishin pasur mosmarrëveshje dhe kishin shkëmbyer kërcënime me vdekje në internet, shkruan Metro, transmeton Klankosova.tv.

McBurnie kishte shkuar te shtëpia e të dyshuarit së bashku me shokët e tij. I pandehuri doli jashtë me një thikë kuzhine në xhep. Pas përplasjes fizike, ai e goditi viktimën tri herë me thikë. Pavarësisht mbërritjes së ekipeve emergjente, 14-vjeçari u shpall i vdekur rreth 40 minuta pas sulmit.

Gjatë gjykimit katërjavor, mbrojtja pretendoi se i pandehuri kishte vepruar në vetëmbrojtje, ndërsa prokuroria e cilësoi sulmin si të qëllimshëm dhe të dhunshëm.

Identiteti i autorit nuk mund të bëhet publik për arsye ligjore. Ai pritet të marrë dënimin më 12 janar.

Policia shprehu ngushëllime për familjen e viktimës, duke theksuar se bëhet fjalë për një humbje tragjike dhe se raste të tilla të dhunës janë jashtëzakonisht të rralla në Ishullin e Manit.

Të ngjashme

Të fundit