Mediat iraniane: Teherani pezullon bisedimet me SHBA-në pas sulmeve të Izraelit në Liban

- Advertisement -

Mediat iraniane kanë raportuar se Teherani i ka pezulluar bisedimet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në shenjë proteste ndaj veprimeve të Izraelit në Liban.

Agjencia e lajmeve Tasnim ka shkruar se armëpushimi në Liban ka qenë një prej kushteve për bisedimet SHBA-Iran.

Sipas kësaj agjencie, Teherani pretendon se me sulmet e fundit izraelite, armëpushimi është shkelur, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv

“Ekipi negociator iranian po pezullon bisedimet dhe shkëmbimet e mesazheve përmes ndërmjetësve”, raportoi Tasnim.

Irani ka bërë thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të luftërave të Izraelit në Gaza dhe Liban, së bashku me tërheqjen e plotë të ushtrisë izraelite nga Libani.

“Derisa të përmbushet qëndrimi i Iranit dhe i rezistencës për këto çështje, nuk do të ketë negociata”, raportoi tutje Tasnim.

Sipas agjencisë iraniane, Teherani ka kërcënuar me mbylljen e plotë të Ngushticës së Hormuzit dhe aktivizimin e fronteve të tjera.

Siç raporton CNN, Shtëpia e Bardhë ende nuk e ka komentuar një zhvillim të tillë.

Të ngjashme

Të fundit