Me rastin e Ditës së Fëmijëve, njëherësh ditëlindjen e heroinës Xhevë Krasniqi Lladrovci, Ramiz Lladrovci ka uruar fëmijët dhe ka theksuar se “trashëgimia ndër breza e Xhevës dhe Fehës, është liria e fëmijëve të Kosovës”.
Postimi i Lladrovcit në rrjetin social:
Të dashur fëmijë, gëzuar 1 Qershori!
Gëzimi i jetës tonë, janë fëmijët. Detyrim yni është të krijojmë kushte sa më të mira për mirëqenien e fëmijëve. Puna jonë ditore, duhet të pasqyrohet në të tashmen dhe të ardhmen e tyre.
Në Ditën Botërore të Fëmijëve, është ditëlindja e heroinës, Xhevë Krasniqi Lladrovci, e cila dha jetën për çlirimin e Kosovës. Jeta e saj, ishte e lidhur ngushtë me fatin e kombit. Me idealin më fisnik, Xheva e dha jetën për liri, pranë bashkëluftëtarit dhe bashkëshortit të saj, Fehës.
Trashëgimia ndër breza e Xhevës dhe Fehës, është liria e fëmijëve të Kosovës.
Të dashur fëmijë, gëzuar 1 Qershori!
https://www.facebook.com/share/1PY4sTHpr6/?mibextid=wwXIfr






