Asamblisti i VV’së në komunën e Prishtinës, Gëzim Sveçla, i cili dy ditë më parë demoloi pajisjet në sallën e mbledhjeve në Komunën e Prishtinës, sot është sjell para gjykatës me pranga.
I njëjti ishte ndaluar nga Policia për 48 orë.
E për këtë veprim të tij, Svecla kishte thënë se defunksionalizimi i mikrofonit ishte një aksion simbolik, i nevojshëm për të ndaluar përkohësisht seancën ku do të miratoheshin disa projekte që ai i konsideron si shkatërruese për Prishtinën.
“Rasti që ka ndodhur nuk ka të bëjë fare me miratimin e buxhetit, për shkak se disa media e kanë potencuar këtë si gjoja shkak i votimit të buxhetit. Unë e kam ndërmarrë një veprim, bëhet fjalë për defunksionalzimin e mikrofonit, i cili në një kohë shumë të shkurtë u funksionalizua sërish. D.m.th nuk bëhet fjalë për kurrfarë vandalizmi të sallës së Kuvendit, bëhet fjalë për një veprim politik, aksion simbolik, i cili ishte i domosdoshëm në mënyrë që të paktën përkohësisht të ndërpritet ajo seancë në të cilën do të merreshin disa vendime e që janë shumë të dëmshme për qytetin dhe për banorët e Prishtinës… Po jam i ftuar (nga Policia), në ora 14:00 do të shkojë në polici për të dhënë deklaratë për këtë çështje”, kishte thënë Sveçla.