16.3 C
New York
Sunday, May 19, 2024

Buy now

“Me pas punu, ish pa dikun” – Ky është drejtori në Gjilan që shpenzoi vetëm 0.59% të buxhetit për investime, mundohet të arsyetohet

- Advertisement -

Drejtoria për Shërbime Publike në Komunën e Gjilanit, ka shpenzuar mjaft pak buxhet në kuadër të Investimeve Kapitale.

Sipas raportit të shpenzimeve financiare për 9 mujorin e vitit 2023, pra nga muaji Janar deri në Shtator, kjo drejtori ka shpenzuar vetëm 0.59% të buxhetit të tyre në Investime Kapitale.

Gjatë javës që po e lejmë pas, ne kemi vizituar Komunën e Gjilanit dhe kemi marrë disa mendime të qytetarëve sa i përket punës së Metor Mihovcit, udhëheqës i këtij dikasteri dhe ja çfarë thanë ata.

Ka nevojë të përmirësohet, që do të thotë na kanë mbetur disa trotuare të rrugëve, ka pengesa për kalimin e fëmijëve, zakonisht ujësjellësin nuk e kemi, është i gatshëm projekti, nuk funksionin fare.” – ka thënë njëri ndër qytetarët nga Komuna e Gjilanit.

Ndërsa një tjetër qytetarët është shprehur se “nëse ish punu, ish pa dikun”.

“Unë nuk merrna me shumë këto punë, po dëgjoj nga njerëzit, mirë është nuk është ashtu keq, komuna nuk ka buxhet ashtu që me bo rregullimin e infrastrukturës. Nuk i ka shfrytëzu krejt mjetet aty, se me kon ish dok, por jo nuk ka investu.” – ka thënë ai.

Në vizitën tonë në Gjilan, patëm mundësi të marrim edhe mendimin e drejtorit Mihovci rreth këtyre shpenzimeve, pasi që në pyetjet e adresuara me email nuk është përgjigjur.

Drejtori para kamerës së Nacionales u mundua të arsyetohet për shpenzimin e ulët në Investime Kapitale dhe ja çfarë tha ai.

Tash sipas rrjedhës së paras, të shpenzimeve të investimeve kapitale, është një vlerë që nuk përkon me realitetin e punës dhe investimeve për arsyeje që kontratat që përcillen nga menaxheret, secili menaxher që e përcjell kontratën dhe nga situacionet e punës, që sillen në Drejtorin për Shërbime Publike, dhe pastaj kur vlerësohet që nuk janë kryer punën ashtu sic që janë të përshkruara në projekt atëherë na refuzohemi për pagesa.” – ka thënë Mihovci ndër të tjera.

Mirëpo, kjo nuk është drejtoria e vetme në këtë komunë që ka bërë shpenzim kaq të ulët në Investime Kapitale edhe zyra e kryetari për këtë 9 mujor ka shpenzuar 0%, duke iu bashkangjitur edhe administrata e përgjithshme, urbanizmi, shërbimet rezidenciale dhe mbrojtja e shetimi.

Në këtë kategori pak më mirë qëndron arsimi me 0.9%, ndërsa edhe pak më mirë është Bujqësia më 2,3%.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit