Me një lidership si të Granit Xhakës, Engjëll Krasniqi po shkëlqen në Gjermani, shihet si e ardhme e Kombëtares së Kosovës

- Advertisement -

Engjëll Krasniqi po kalon një formë shumë të mirë, duke e udhëhequr ekipin U-19 të Borussia Mönchengladbachut në Gjermani si kapiten.

Fundjavën e kaluar, ai shkëlqeu në fitoren ndaj RB Leipzig me një paraqitje shumë të mirë.

Kapiten edhe i Kosovës U19, ai njihet si një lider i vërtetë në fushë, i ngjashëm me Granit Xhakën.

Tani ai përgatitet për ndeshjen e madhe kundër Bayern München U19, ku skuadra e tij lufton për titullin në Bundesliga U19.

Me cilësitë dhe lidershipin që tregon, Krasniqi ka një perspektivë shumë të madhe për të ardhmen.

Të ngjashme

Të fundit