13.4 C
New York
Tuesday, March 25, 2025

Buy now

“Më i madhi në historinë e Ballkanit trajtohet si kriminel – ma gjeni një të dytë si ky”, Azdren Shala për Thaçi

- Advertisement -

Opinionisti Azdren Shala ka komentuar rikthimin e Hashim Thaçit në Kosovë, për një vizitë të babai i tij i sëmurë, që gjendet i shtrirë në QKUK.

Shala në emisionin Pressing në T7 thotë se në supet e Hashim Thaçit sot po peshon një nga padrejtësitë më të mëdha historike.

Ai e quajti Thaçin si politikani më i suksesshëm i Ballkanit në shekullin 20.

“Unë sot e pash një burrë, në supet e të cilit po peshon një nga padrejtësitë më të mëdha historike, politikani më i suksesshëm i krejt Ballkanit, në shekullin 20, një politikan i tillë, me u trajtu si me qenë krimineli më ordinerë i Ballkanit, për mu kjo është padrejtësia më e madhe. Akuza që i bëhet sot Thaçit është e ndërtume mbi shpifje. Kjo ish dasht me kon alarm për qeverinë që na udhëheq”, tha Shala.

Tutje, ai shpreson se Thaçi do të dalë triumfues nga kjo betejë.

“Unë shpresoj se në fund me triumfi drejtësia, Hashim Thaci ka kalu shumë beteja, është njeri i çlirimit, pavarësisë, i integrimeve, në fund ka me ja dalë kësaj beteje, do të kthehet në Kosovë si triumfuesi më i madh i krejt historisë së Ballkanit. Ma gjeni një të dytë që i vjen vec deri te gjysma Hashim Thaçit, unë tërhiqna dhe pernime nuk merrem fare më me histori”, përfundoi Shala.

 

 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit