Athletico Bilbao e ka eliminuar Romën pas fitores prej 3-1 në ndeshjen e kthimit në 1/8-ën e finales së Europa League.
Për romakët, gjërat u përkeqësuan që në minutën e 11-të kur mbeten pa mbrojtësin Mats Hummels, i cili u përjashtua me karton të kuq.
E, “Baskët” arritën që ta shfrytëzojnë epërsinë numerike në fushë në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë, ku Williams shënoi për 1-0.
Vendasit ia dhanë goditjen e dytë Romës në minutën e 68-të, ku Berchiche dyfishoi rezultatin për t’ia thelluar krizën mysafirëve nga Italia.
“Grushtin” përfundimtar Romës ia dha Ëilliams i cili shënoi sërish në minutën e 82-të, ndërsa krejt çka bëri Roma ishte goli i Paredes në minutën e 93-të nga penalltia.
Rezultati i përgjithshëm nga të dyja ndeshjet ishte 4-3 në favor të Bilabos.
Kalimin në çerekfinale e kanë siguruar edhe Eintracht Frankfurti, Lazio dhe Bodo/Glimti