Një shtetas arab humbi jetën të dielën në Liqenin e Batllavës, pasi kishte hyrë në ujë për t’u freskuar, por nuk arriti të dilte i gjallë.
Ngjarja është një tjetër rast tragjik që ka ndodhur në këtë liqen, ku vetëm pak javë më parë një 25-vjeçar nga Prapashtica humbi jetën, ndërsa muajin e kaluar një fëmijë u shpëtua në momentet e fundit.
Personat që angazhohen në kërkim-shpëtim shprehen se incidentet e tilla po bëhen gjithnjë e më të shpeshta, duke u bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal gjatë qëndrimit në këto zona ujore.






