Bashkimi Evropian ka reaguar në lidhje me aksionin e Policisë së Kosovës për mbylljen e strukturave paralele dhe ilegale të Serbisë.
Në reagimin publik, BE-ja ka vlerësuar se këto aksione të kryeranë kohë fushate zgjedhore “bien ndesh me detyrimet” e Kosovës ndaj BE-së.
Reagimi i plotë:
Veprimet e fundit të Kosovës kundër dhe mbyllja e strukturave të mbështetura nga Serbia, të kryera në mes të fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, bien ndesh me detyrimet e saj ndaj Bashkimit Evropian në kuadër të procesit të normalizimit. EULEX-i është duke monitoruar sjelljen e këtyre veprimeve të fundit në përputhje me mandatin e tij.
Statusi i strukturave të mbështetura nga Serbia parashikohet të zgjidhet përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja.
Kosova duhet të demonstrojë dhe të qëndrojë konsistente me detyrimet e saj në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja dhe riangazhimit të saj të fundit ndaj tij.
Përderisa, siç thuhet në konkluzionet e Këshillit të vitit 2024 për zgjerimin, BE-ja gradualisht do të heqë masat ndaj Kosovës paralelisht me hapat e mëtejshëm të Kosovës për të de-përshkallëzuar tensionet në veri, këto veprime nuk janë të favorshme për këtë qëllim