8.7 C
New York
Saturday, April 27, 2024

Buy now

Mbreti i Tongës evakuohet shkaku i cunamit pas tërmetit

- Advertisement -

Mbreti Tupou VI i Tongës është evakuuar nga Pallati Mbretëror, pasi kryeqyteti i vendit të vogël u vërshua nga uji i cunamit, që u shkaktua nga shpërthimi i një vullkani nënujor në jug të Oqeanit Paqësor.

Banorët po kërkojnë zona që kanë lartësi mbidetare më të madhe. Hiri po bie nga qillei në Nuku’alofa të shtunën në mbrëmje, ndërsa lidhjet telefonike janë ndërprerë, shkruan RNZ.

Vullkani “Hunga-Tonga-Hunga-Ha’apai” së pari shpërtheu të premten, duke çuar re hiri 20 kilometra në qiell. Shpërthimi i dytë raportohet të ketë ndodhur të shtunën në orën 17:26 sipas kohës lokale.

Përpos paralajmërimit për cunami, Shërbimet Meteorologjike të Tongës kanë lëshuar udhëzime për t’u mbrojtur nga reshjet e dendura të shiut, vërshimet dhe era e fuqishme.

Edhe ishulli Fiji ka lëshuar udhëzime publike duke u kërkuar njerëzve në zonat e ulëta që të gjejnë vende më të sigurta pas rrymave të fuqishme dhe valëve të rrezikshme.

Shërbimi zyrtar i motit në Zelandën e Re tha se stacionet e tij për vëzhgimin e motit në mbarë vendin kanë vërejtur rritje të trysnisë të shtunën në mbrëmje, të shkaktuar nga shpërthimi i vullkanit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit