Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka zhvilluar një mbledhje elektronike, ku ka miratuar ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të Qeverisë Nr. 01/64, të datës 25 shkurt 2022, për zbatimin e sanksioneve ndërkombëtare.
Sipas Qeverisë, ndryshimi synon linjëzimin e politikës së jashtme të Republikës së Kosovës me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë (CFSP) të Bashkimit Evropian.






