Në një shembull të jashtëzakonshëm solidariteti dhe humanizmi, shuma e nevojshme për trajtimin e 15-vjeçares mitrovicase, Atika Pireva, u mblodh në kohë rekord.
Lajmin e gëzueshëm e ndau Elvis Naçi, i cili falënderoi bamirësit që kontribuuan për këtë rast humanitar, shkruan Jepi zë.
“Zot, shpërbleji bamirësit familjarisht. Amin,” shkroi Naçi në postimin e tij, duke vlerësuar zemërgjerësinë dhe përkushtimin e shqiptarëve ndaj këtij rasti.