11.8 C
New York
Thursday, May 2, 2024

Buy now

Mbi 9 mijë qytetarë aplikojnë në thirrjen e dytë për subvencionim të efiçiencës së energjisë

- Advertisement -

Me temperaturat e ulëta në ardhje, qytetarët do të përballen me sfidën e gjetjes së alternativave për t’u ngrohur.

Marrë parasysh konsumin e lartë të energjisë elektrike që shkaktojnë pajisjet elektrike që përdoren për ngrohje, faturat rrezikojnë të vijnë edhe më të fryra.

Për këtë, Qeveria po i subvencionon deri në një masë pajisjet efiçiente për ngrohje, të cilat kursejnë energjinë.

Në thirrjen e parë për këtë masë, subvencione përfituan mbi 2 mijë e 200 qytetarë, teksa në fazën e parë të thirrjes së dytë kanë aplikuar mbi 9 mijë sosh.

“Në thirrjen e dytë të Ministrisë se Ekonomisë për subvencionim të efiçencës së energjisë, numri i aplikimeve deri më sot në fazën e parë është 9,070.

Vlera e dismbursimeve të qytetarëve nga thirrja e parë për subvencionimin e EE deri më tash arrin vlerën rreth 1 milionë euro, ndërsa totali i qytetarëve që kanë finalizuar marrëveshjen për subvencionim është 2,251 qytetarë”, thonë nga Ministria e Ekonomisë.

Pompat termike, pompat termike ajër-ajër, kaldajat e stufat individuale me biomasë janë pajisjet ngrohëse, për të cilat Qeveria po subvencionon deri në një masë të çmimit të tyre.

Për profesorin e energjetikës, Vezir Rexhepin ky subvencionim nuk është i mjaftueshëm.

“Për pompa termike ishte 30 %, për kondicionerë 40 %, unë mendoj se do të duhej të ishte më e lartë. Kur themi te kaldajat me biomasë do të ishte mirë të mendohet edhe te subvencioni i masës drusore, briketit apo peletit se kjo është lënda e parë që e shfrytëzojnë”, deklaroi Rexhepi.

Ndonëse e vlerësojnë si politikë të mirë nga Qeveria, qytetarët thonë se për arsye të ndryshme nuk kanë përfituar nga kjo masë e qeverisë.

“Nuk kam apliku se unë e kam vendos më herët, vitin e kalum edhe nuk kam apliku se e kam në shpi”, u shpreh një qyetar.

“Nuk e kanë aq seriozisht edhe nuk është ndonjë zgjidhje ku me dit çfare. Zgjidhja do të kishte qenë me pas një termoelektranë të re e cila do ta mbulonte krejt energjinë dhe me shit deri tash. Kjo është katastrofa e me këto zgjidhje të vogla deri në 2050 bëjnë diçka”, theksoi qytetari Dibran Gashi.

“Kur kemi hi me i mush atë formularin dilte se nuk i përmbushum kriteret. Po më duket se e kemi tejkalu shumën që lejohet me shpenzu, kjo ka qenë arsyeja”, bëri të ditur qytetari tjetër, Lekë Musa.

Faza e dytë e thirrjes së dytë për subvencionim të efiçiencës së energjisë do të jetë e hapur deri më 9 dhjetor.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit