7.9 C
New York
Friday, April 19, 2024

Buy now

Mbi 4 mijë emigrantë humbën jetën në përpjekje për t’u futur në Spanjë gjatë 2021

- Advertisement -

Mbi 4 mijë emigrantë kanë humbur jetën në një përpjekje për të mbërritur në brigjet e Spanjës gjatë 2021, dyfishi i totalit të vitit të kaluar. Sipas një raporti, rreth 90% e personave  humbën jetën në 124 anije në rrugën për në Ishujt Kanarie të Spanjës deri më 20 dhjetor të vitit të kaluar.

Mes viktimave janë edhe 205 fëmijë. Ndërkohë në vitin 2020 humbën jetën 2.170 persona. Ndërkohë Organizata Ndërkombëtare e Kombeve të Bashkuara për Migracionin (IOM) tha se 955 persona humbën jetën deri më 22 dhjetor, por shifrat mund të jenë shumë më të larta.

“Politikat e parandalimit dhe mosmarrëveshjes të vendosura nga Europa dhe Maroku në rrugët e Mesdheut Perëndimor kanë rritur flukset e migracionit drejt Atlantikut, duke i bërë Ishujt Kanarie destinacionin kryesor për njerëzit”, theksohet në raport.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit