Më shumë se 227 mijë fëmijë përfituan bonusin e bebes që nga janari i vitit 2019 në Shqipëri.
Kështu ka bërë të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me anë të një postimi në Facebook, duke iu uruar ndjekësve të tij ditë të mbarë me lajmin e mirë.
“MIRËMËNGJES, dhe me njoftimin e këndshëm se më shumë se 227 MIJË fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes prej fillimit të programit të qeverisë në janar 2019, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar shefi i qeverisë shqiptare.