Mbesa e Messit u bë e famshme për shkak të një videoje, tani dëshiron të bëhet këngëtare

- Advertisement -
Morena Messi, mbesa e Lionel Messit, u bë e njohur falë një videoje dhe tani dëshiron të bëhet këngëtare.

18-vjeçarja argjentinase është vajza e vëllait më të madh të Messit, Rodrigos.

Popullariteti i saj shpërtheu dimrin e kaluar, kur Lionel Messi publikoi në Instagram një video ku Morena këndonte këngën “Quien me manda a enamorarme otra vez” (“Çfarë më shtyu të dashurohem sërish”).

Meqë Messi ka rreth 512 milionë ndjekës në rrjete sociale, videoja u përhap shpejt dhe thuhet se brenda të njëjtës natë rreth 300 mijë persona e ndoqën Morenën në Instagram.

Sot, katër muaj më vonë, ajo ka arritur rreth 386 mijë ndjekës.

Edhe më herët Morena kishte treguar talentin e saj, pasi kishte kënduar edhe në festën e 15-vjetorit të saj, moment që Messi e kishte ndarë po ashtu me ndjekësit.

Tani ajo publikon herë pas here foto nga studio muzikore, duke lënë të kuptohet se po tenton të nisë seriozisht rrugëtimin në muzikë. 

Të ngjashme

Të fundit