Kylian Mbappe po kalon formë të mirë ndeshjeve të fundit, pas një starti të dobët të sezonit debutues me Real Madridin.
Francezi ka 29 gola të shënuar në të gjitha garat me Real Madridit këtë edicion.
Padyshim prania e tij në fushën e lojës është e rëndësishme për “Los Blancos”, të cilët po luftojnë në tri fronte: La Liga, Liga e Kampionëve dhe Kupa e Mbretit.
Mirëpo, pjesëmarrja e tij në ndeshjen e nesërme ndaj Atletico Madridit në Ligën e Kampionëve është vënë në dyshim.
Kjo pasi ai ka një lëndim të lehtë muskulor gjatë ndeshjes me Rayo Vallecanon në fundjavë.
Siç raportojnë mediumet spanjolle, ai do t’i nënshtrohet testeve mjekësore nesër, për të marrë dritën e gjelbër që ai të startojë në ndeshje.
Megjithëkëtë, ai do të jetë i ftuar, por që nisja nga fillimi nuk do të jetë e garantuar.
Real Madridi e kishte fituar ndeshjen e parë ndaj rivalit të qytetit javën e kaluar, me shifrat prej 2-1.
Fituesi i kësaj përballje do të luajë në çerekfinale ndaj fituesit të ndeshjes Arsenal – PSV, e cila ishte mbyllur 7-1 në të mirë të Arsenalit, në takimin e parë.