Kylian Mbappe vazhdon të shkruajë histori në Kupën e Botës.
Me golin e realizuar ndaj Paraguait në fazën e 1/8 së finales të Botërorit, sulmuesi francez e ka çuar në 19 numrin total të golave në këtë kompeticion, ndërsa 11 prej tyre i ka shënuar vetëm në fazën eliminatore.
Statistikat e tij janë mbresëlënëse. Që nga debutimi në Botërorin e vitit 2018, vetëm Argjentina, Franca dhe Kroacia kanë realizuar më shumë gola në ndeshjet me eliminim direkt sesa vetë Mbappe, përcjell “Gazeta Express”.
Madje, sulmuesi i Real Madridit ka shënuar më shumë gola në këtë fazë sesa kombëtare të mëdha si Spanja dhe Brazili.
Forma fantastike e 27-vjeçarit po e konfirmon edhe një herë statusin e tij si një nga futbollistët më vendimtarë në historinë moderne të Kupës së Botës, ndërsa Franca mbetet një nga favoritët kryesorë për fitimin e trofeut.






