9.3 C
New York
Thursday, March 28, 2024

Buy now

Mbappe, fundi i pritjes së gjatë

- Advertisement -

Francezi është afër që të jetë i lirë për të nënshkruar me Real Madridin. Gjestet e tij në muajt e fundit tregojnë se ai mendon vetëm të luajë me fanellën e bardhë.

Kylian Mbappé do të jetë i lirë nga nesër.

Lojtarit francez i përfundon kontratën më 31 qershor 2022, kështu që nga janari do të mund të negociojë ligjërisht me çdo ekip tjetër apo edhe të nënshkruajë një marrëveshje për sezonin e ardhshëm.

Gjithçka tregon se, pas shumë vitesh pritjeje, si lojtari ashtu edhe Real Madridi do të mund të përmbushin ëndrrën e tyre dhe të bashkojnë rrugët.

Marrëveshja, e cila raportohet se është arritur prej shumë kohësh, mund të nënshkruhet zyrtarisht shumë shpejt, ndonëse plani është që të shpallet pas përfundimit të sezonit për të mos krijuar konflikt me PSG-në dhe tifozët e tyre.

Sulmuesi zyrtarisht deshi të largohej në verën që lamë pas, por Parisi refuzoi dy oferta të Realit, fillimisht 180 milionë e më pas 200 milionë euro.

Lojtari, nga ajo kohë vazhdimisht ka dhënë sinjale se herët apo vonë, dëshiron të luajë në Santiago Bernabeu, teksa përsëriste se: “Kur ke ambicie të largohesh, nëse qëndron, nuk je i lumtur”, duke dhënë sinjale se nuk është i lumtur në PSG.

PSG vazhdimisht ka tentuar ta bindë lojtarin që të rinovojë kontratën, që edhe sot e ka ofertën marramendëse në tavolinë, por Mbappe është përmbajtur dhe për të paratë janë në plan të dytë pasi si fëmijë ka ëndërruar të luajë dhe të fitojë me fanellën e Realit.

Ajo ëndërr mund të bëhet realitet me 1 janar të vitit 2022, dhe më pas në verë të prezantohet në Santiago Bernabeu si një Galaktik. 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit