8.3 C
New York
Thursday, March 28, 2024

Buy now

KEDS: Kemi siguruar import që sonte të ketë rrymë pa kufizime, problem mund të ketë në dy rajone

- Advertisement -

KEDS ka lëshuar komunikatë për media sa i përket furnizimit me rrymë për festën e ndrrimit të motmoteve.

Në një komunikatë për media, KEDS ka thënë se është siguruar importi i nevojshëm që konsumatorët të furnizohen pa kufizime me rrymë, shkruan lajmi.net.

“KEDS/KESCO njoftojnë të gjithë konsumatorët që është siguruar importi i nevojshëm për festën e ndrrimit të motmoteve. Sot konsumatorët janë duke u furnizuar pa kufizime të energjisë elektrike”, thuhet në komunikatën e KEDS.

Mirëpo, probleme mund të paraqiten në dy rajone të Kosovës, atë të Ferizajt dhe Malishevës.

“Për të evituar secilën të papritur në rrjetin elektrik, KEDS ka mobilizuar qindra punëtorë anëkend Kosovës në mënyrë që të intervenojnë në kohën më të shkurtër të mundshme. Fatkeqësisht, në disa vendbanime sic është Malisheva është e pamundur të vazhdohet me furnizim pa ndërperje për shkak të kapaciteteve të kufizuara transmetive, që janë nën menaxhimin e KOSTT-it. Po ashtu sfidues mbetet edhe regjioni i Ferizajit, ku mund të shfaqen mbingarkesa për shkak të trendit të lartë të rritjes së konsumit”, thuhet në komunikatë.

“KEDS në këto raste kërkon nga të gjithë konsumatorët që të kursejnë maksimalisht energjinë elektrike sidomos gjatë këtyre ditëve festive. Kjo do të evitonte mbingakresat eventuale dhe do të minimalizonte gjasat që të ndodhte ndonjë prishje. Së bashku është cdo gjë më e lehtë dhe mundësohet atmosferë shumë më e këndshme festive. Gëzuar 2022!”, thotë KEDS në komunikatën e saj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit