Mbappe arrin shifrën historike, 100 ndeshje me fanellën e Francës

- Advertisement -

Kylian Mbappe ka shkruar një tjetër kapitull të artë në karrierën e tij me kombëtaren franceze. Sulmuesi i Real Madridit luajti ndeshjen e 100-të me fanellën e “Les Bleus” në përballjen ndaj Irakut në Kupën e Botës 2026.

Kapiteni i Francës u bë vetëm lojtari i dhjetë në histori që arrin shifrën e 100 paraqitjeve me kombëtaren franceze, transmeton Klankosova.tv.

Në prag të ndeshjes, 27-vjeçari e cilësoi këtë moment si “shumë të veçantë”, duke theksuar se nuk ka nder më të madh sesa të përfaqësosh vendin tënd.

Ky jubile vjen vetëm pak ditë pasi Mbappe u bë golashënuesi më i mirë në historinë e Francës, duke arritur në 58 gola me kombëtaren.

Sulmuesi francez vazhdon të thyejë rekorde dhe mbetet figura kryesore e Francës në rrugëtimin e saj drejt trofeut të Botërorit 2026.

Të ngjashme

Të fundit