28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Mbappe arrin në takimin më të rëndësishëm në karrierë

- Advertisement -

Kylian Mbappe ka arritur në vendin ku do të takohet me Emmanuel Macron, Nasser Al Khelaifi dhe Emirin e Katarit.

Siç raportohet, PSG nuk do të përpiqet t’i ofrojë sulmuesit francez një kontratë të re

Por, lojtari duket se ka tashmë planet tjera dhe vështirë se mund të bindet nga treshja që të qëndrojë në Paris.

Lojtari 25 vjeçar tashmë ka vendosur se dëshiron të luajë vetëm për Real Madridin dhe raportohet se tashmë ka nënshkruar marrëveshjen me Los Blancos.

Por, Macron, Al Khelaifi dhe Emiri i Katarit do të bëjnë çmos që t’i ndryshojnë mendjen Mbappes që të rinovojë kontratën me PSG-në.

Kontrata aktuale e lojtarit skadon më 30 qershor të këtij viti dhe pritet të largohet si i lirë, nëse sonte nuk ndodhë ndonjë mrekulli.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit