Publicisti Halil Matoshi ka thënë se kryeministri Albin Kurti sa herë i ka ndëgju aleatët i ka ra mirë, kurse sa herë s’i ka ndëgju aleatët është “ngulë”, sikur u shpreh ai.
Sipas Matoshit, bota nuk funksionin me drejtësi, por sipas parimit të drejtësisë. “Pa fuqi veq ki me kajtë”, u shpreh ai, në Kanal 10.
“Pa fuqi nuk ish realizu kurrë shtetësia e Kosovës”, tha Matoshi.
Matoshi tutje në emisionin “Politiko” tha se Kosova për herë të parë e kishte përkrahjen e fuqive botërore në vitin 1999 dhe tani në Banjskë Kurti e pati mbështetjen e aleatëve dhe arriti sukses.