15 C
New York
Tuesday, May 21, 2024

Buy now

Matoshi për Kupinën: Masha e Presidentes, e paska botu nji poçavër me porosi

- Advertisement -

Analisti Halil Matoshi, e ka quajtur Bekim Kupinën, masha e Presidentes.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se reagimi i Kupinës erdhi me porosi.

Matoshi tutje ia ka renditur Kupinës tri fakte.

Masha e Presidentes!

Ish kolegu e miku jem Bekim Kupina (lektor i Presidentes) e paska botu nji poçavër p’ej shkrimi me porosi!
Shih vegëzen:

https://www.facebook.com/share/p/PFGxy5F68SBfQmjF/?mibextid=WC7FNe

Shkrimin e ka botu në profilin e tij personal, ku këmben me miqt e tij e jo në faqet zyrtare të Presidentes e Presidencës!?

Dhe i erdhi shpërblimi: Nji ‘like’ nga Zotnia i Parë! 👏👏👏💪

Vetën tre fakte ia kujtoj Z. Kupina:
1.
E para pse nuk i morët në Presidencë fëmijtë e Kampit të Plemetinit (në vendin ku Presidente âsht Zoja Osmani mirëmbahen ende gheto!?) e Fushës së Kosovës, por me veçim, e “e ulë në shkam Presidencial” vajzën e deputetit të regjimit, Galushi!

Shih për këtë media botnore e vendçe:

https://www.bbc.co.uk/albanian/inpictures/story/2010/10/101007_kampi_plementit.shtml

https://amp.dw.com/sq/serb%C3%ABt-dhe-policia-e-kosov%C3%ABs-reportazh-nga-kampi-i-plemetinit-bashk%C3%ABjetesa-n%C3%AB-dardan%C3%AB/a-4272607

https://www.zeriamerikes.com/amp/a-30-2005-08-05-voa1-85626497/425018.html

Roma, Ashkali and Egyptian women’s invisible lives in society’s ‘outskirts’

2.
E dyta, Beka m’ka vú barrë fashizmin gjuhësor pa dhânë asnji shembull dhe asnji fakt;
Unë e njoh mas miri fashizmin (jo vetëm gjuhësor) sepse kam kalu nëpër biopolitikën e fashizmit (e kam mbijetu Holokaustin e epokës së Miloševiċ, në “Zabela” të Požarevac-it) sëkëndejmi rrënçethem kur shoh e dëgjoj bullshit të tillë nga majat e pushtetit politik!?

3.
E treta, unë e kam trajtu imazhin e veçimit në faqen zyrtare të Presidentes e jo të Presidencës, me të cilën Beka përpiqet me e mlu marren!
Porse i del në shesh diskriminimi i fëmijëve ordinerë tue selektu nji fëmijë të elitës që e ushqen regjimin!

P.S.

Kalon edhe kjo, Bekë e unë e ti barazohemi në qytetari dhe jam i bindun se atëherë ke me m’lypë t’falun!?
Jo, unë të fali që tash ty Z. Kupina, por po thom me zâ: regjimet vulgare mos i fal Zot se e bâjnë nga verbnia e fuqisë!?

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit