13.7 C
New York
Tuesday, April 30, 2024

Buy now

Chatboti AI Grok i X bëhet i disponueshëm edhe përdoruesit e planit bazë Premium

- Advertisement -

Rrjeti social X lançoi chatbotin Grok për abonentët e planit Premium pasi Elon Musk tha se aksesi në inteligjencën artificiale të tij do të zgjerohet tek më shumë përdorues me pagesë të X.

Kompania tha përmes faqes së saj të suportit se vetëm përdoruesit Premium dhe Premium+ mund të ndërveprojnë me chatbotin në disa rajone të caktuara.

Vitin e kaluar, pasi kompania xAI e Elon Musk prezantoi Grok, e bëri chatbotin të disponueshëm për përdoruesit e planit Premium+, njerëz të cilët paguajnë 16 dollarë në muaj ose 168 dollarë në vit.

Me përditësimin e fundit chatboti do të ofrohet edhe për ata që paguajnë për planin Premium prej 8 dollarësh në muaj.

Përdoruesit mund të bashkëbisedojnë me Grok në dy modalitete: Regular Mode dhe Fun Mode. Njëlloj si modelet e tjera AI (LLM), Grok tregon etiketa të cilat paralajmërojnë përdoruesit e përgjigjet mundet edhe të jenë të pasakta.

Muajin e kaluar xAI vendosi të bëjë Grok open-source por pa asnjë të dhënë përdorur për trajnim. /PCWorld Albanian/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit