6 C
New York
Wednesday, March 26, 2025

Buy now

Matoshi: Nisma preferon qeveri nga opozita, LDK nuk ka shpreh një gatishmëri të tillë

- Advertisement -

Fatmir Matoshi nga Nisma Socialdemokrate ka thënë se kjo parti është që formimi i institucioneve të reja pas zgjedhjeve të 9 shkurtit të bëhet sa më shpejtë pas certifikimit të rezultateve.
Ai ka thënë se ata kanë disponimin që qeveria e re të formohet nga opozita.

Por, sipas tij ka nga paritë opozitare që po tregojnë se nuk janë të gatshme që qeveria të formohet nga paritë opozitare.

Matoshi në Tëvë1, ka përmendur Lidhjen Demokratike të Kosovës që sipas tij, nuk ka treguar diskonim për një gjë të tillë.

“Nisma është e interesuar që vendi sa më parë me pas institucione të reja pas rezultateve, kjo është e qartë sa i përket Nismës, por duket se nuk është shumë sa i përket disa parive opozitare në Kosovë. Ne kemi pas një disponim, vazhdojmë me pas atë, që opozita me formua qeverinë e ardhshme, megjithatë subjektet më të mëdha që ishin në opozitë nuk kanë tregu gatishmëri, kanë shtangu .Jo gjitha partitë e opozitës e preferojnë këtë. Kur po flas për ato të opozitës, konkretisht po mendoj LDK-në, që deri sot nuk është duke tregu gatishmëri që opozita me pas një qeveri në Kosovë”, ka thënë Matoshi në Tëvë1.

I pyetur nëse do një bashkëpunim me Vetëvendosjes është i mundur nga kjo parti, ai nuk e ka mohuar as pohuar një gjë të tillë.

“Vendi ka me pas institucione të reja të dala prej zgjedhjeve, përgjegjësia do t’i takoj subjekteve politike që arrijnë me i pas 61 vota në Kuvend në këtë kontekst mendoj që secili subjekt politik duhet me marrë përgjegjësinë e vet”, ka thënë Matoshi.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit