28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Materiali që shfaq përplasjet e ashpra mes Blerandos dhe Edonës

- Advertisement -

Sonte (e premte) gjatë spektaklit është shfaqur një videoklip që tregon motivin e përplasjeve mes Edonës dhe Blerandos.

Dyshja shihet që kanë pasur debate të ashpra dhe përplasje të vazhdueshme me njëri-tjetrin.

Edona ka qenë ajo që e ka sulmuar Blerandon, për faktin se e ka parë Blerandon duke fjetur vazhdimisht nëpër shtëpi, po ashtu edhe fshehurazi pas divanit.

Foto: Big Brother Vip Kosova/YouTube

Edona është shprehur shumë e nevrikosur në dhomën e rrëfimeve për Blerandon: “Për mu ai ka qenë më i dobëti, s’ka bërë as debate, flen deri pesë orë në ditë.”

Më tutje Edona vazhdon: “Unë kam luftuar ditë e natë, jam marrë me të gjithë, ndërsa ai thotë se do të shkojë në finale duke fjetur.”

Foto: Big Brother Vip Kosova/YouTube

Ndërsa Blerando thotë se Edona e ka pasur këtë qasje që nga fillimi.

Edhe banorët e tjerë kritikuan Edonën se po e sulmon Bleradon shumë.

Në fund Edona tregon që e ka parë duke fjetur fshehurazi pas divanit në dhomën e grimit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit