Librat s’do i kenë nëpër banka shkollore, por paratë do iu dalin nëpër xhirollogari.
Për prindërit e nxënësve së shpejti do të hapet edhe afati për aplikim për subvencionim të teksteve dhe materialeve shkollore.
Kështu i tha Klanit të enjten vetë ministri në detyrë i Arsimit, Hajrulla Çeku, që po ashtu pohoi se do të jetë e njëjta mënyrë e furnizimit me libra.
Por, që kjo të ndodh, paraprakisht drejtoritë komunale ia përsëritën Çekut, një thirrje.
Kjo kërkesë do realizohet, meqë ministri paralajmëroi se kjo do të ndodh të premten.
Për libra jo, veç një thirrje tjetër e hapi Ministria e Arsimit këtë 25 qershor.
Ajo njoftoi se është hapur mundësia e aplikimit për dokumentacionin shkollor, e edhe ky lajm po mirëpritet nga vetë drejtorët komunalë.
Vitin e kaluar, kërkesa u bë përmes një linku në platformën e-Kosova, ku qytetarët aplikonin në mënyrë elektronike për të përfituar 80 euro për nxënësit nga klasa 1 deri në 5 dhe 110 euro për ata 6 deri në 9.






