Në një periudhë të vështirë për këngëtaren Eli Fara, vajza e saj, Marina, ka zgjedhur t’i shprehë publikisht mbështetjen përmes një mesazhi emocional.
Marina ka publikuar në Instagram një fotografi të përbashkët me të ëmën, të shoqëruar me disa fjalë të shkurtra, por domethënëse.
“Mbaje kokën lart, mbretëresha ime, dhe kurorën drejt”, ka shkruar ajo, duke shtuar më pas: “Mbretëresha ime e bukur”.
Mesazhi vjen pas zhvillimeve të fundit që kanë vendosur Eli Farën në qendër të vëmendjes publike, pas qarkullimit në internet të materialeve private të regjistruara në ambientet e kompozitorit Adrian Hila.
Këngëtarja ka deklaruar më herët se nuk kishte qenë në dijeni të regjistrimeve dhe se publikimi i tyre kishte cenuar rëndë privatësinë e saj.
Në reagimin publik, Fara theksoi se ndihej e lënduar nga situata, por se nuk kishte arsye të ndiente turp.
“Jam e lënduar, por nuk kam arsye të turpërohem”, ishte një nga deklaratat e saj më të drejtpërdrejta, ndërsa kërkoi ndalimin e shpërndarjes së materialeve dhe bëri të ditur se çështjen do ta ndiqte përmes institucioneve të drejtësisë.
Marina kishte tërhequr vëmendje edhe më herët me një postim për besimin te Zoti në periudha të vështira, pa e lidhur atë drejtpërdrejt me situatën e nënës së saj.
Këtë herë, megjithatë, dedikimi është i drejtpërdrejtë.
Me vetëm pak fjalë, Marina i ka përcjellë publikisht Eli Farës një mesazh mbështetjeje dhe afërsie, duke i kujtuar se për të, pavarësisht gjithçkaje, ajo mbetet “mbretëresha” e saj.






