Maqedonci pas takimit me homologun nga Shqipëria: Diskutuam për thellimin e bashkëpunimit në sektorin e mbrojtjes

- Advertisement -

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, pas takimit që pati me homologun e tij nga Shqipëria, Ermal Nufi tha se diskutuan për thellimin e bashkëpunimit në sektorin e mbrojtjes, veçanërisht për mundësitë e bashkëprodhimit, raporton Ekonomia Online.

Maqedonci tha se ka falënderuar Nufin për ndihmën e Shqipërisë ndër vite për ndërtimin e kapaciteteve ushtarake.

“Një ndër vizitat e para të ministrit, që nga emërimi i tij. Gjithmonë me Republikën e Shqipërisë, ne po vazhdojmë të thellojmë raportet tona bilaterale në të gjitha fushat, veçanërisht në fushën e mbrojtjes”.

“Republika e Shqipërisë vazhdon të kontribuojë në fuqizimin e FSK-së përmes trajnimeve, edukimit të pjesëtarëve tanë, por edhe përmes prezencës në kuadër të misionit të KFOR-it, ku Republika e Shqipërisë luan rol të veçantë”.

“Gjithashtu, diskutuam mundësitë e thellimit të bashkëpunimit edhe në fusha të tjera, duke përfshirë industrinë e mbrojtjes, një sektor jashtëzakonisht i rëndësishëm për kohën në të cilën po jetojmë”, tha Maqedonci.

“Siç e dini, kemi bërë një kontratë për një fabrikë për prodhimin e municioneve. Jemi në koordinim me partnerët tjerë për çështjen e bashkëprodhimit. Pra, do t’i shohim mundësitë se në cilat fusha mund të bashkëprodhojmë”.

 

Të ngjashme

Të fundit