Dy oficerë të FSK-së kanë diplomuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe dy të tjerë në ShBA gjatë muaji prill.
Kjo sipas ministrit të Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci janë dëshmi e përkushtimit dhe profesionalizimit t ushtarakeve dhe investimeve n trajtim, edukim ushtarak e zhvillim profesional.
Maqedonci ka thënë se Kosova po ndërton nj ushtri profesionale, të përgatitur dhe të aftë për t’iu përgjigjur sfidave të kohës sipas standardeve më të larta të NATO-s.
“Këto suksese janë dëshmi e përkushtimit dhe profesionalizmit të lartë të ushtarakëve tanë, por njëkohësisht edhe rezultat i investimeve të vazhdueshme të Ministrisë së Mbrojtjes në trajnim, edukim ushtarak dhe zhvillim profesional. Duke zgjeruar mundësitë për shkollim dhe specializim në akademitë dhe qendrat më prestigjioze ushtarake të vendeve partnere, ne po ndërtojmë një ushtri gjithnjë e më profesionale, më të përgatitur dhe të aftë për t’iu përgjigjur sfidave të kohës sipas standardeve më të larta të NATO-s”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.






