“Mandati i rrenave”: Totaj ironizon me një video të Kurtit: Kur premton diçka, thonë se duhet parë me kujdes ora

- Advertisement -

Kryetar i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka kritikuar Qeverinë Kurti për grevën e punëtorëve të hekurudhave të Kosovës.

Ai ka ironizuar me një deklaratë të Albin Kurtit, i cili gjatë fushatës zgjedhore kishte thënë se ky mandat qeverisës do të jetë mandat i hekurudhave.

Në profilin e tij në Fcebook”, Totaj ka shkruar se kur Albin Kurti premton diçka duhet shikuar me kujdes ora.

“Të nderuar, Kur Albin Kurti premton diçka, thonë se duhet parë me kujdes ora – jo për të matur kohën, por për të parë se kur do të rrotullohet deklarata e radhës me 180 shkallë. Për të, e vërteta nuk është një vijë e drejtë, por një rrugë e Kosovës me gropa, ku duhet të manovrosh me mjeshtëri për të mos thyer rrotat e makinës së pushtetit. Në fund të ditës, arti i tij satirik qëndron te fakti se ai arrin t’i bindë njerëzit se nuk po gënjen ai, por po gabon realiteti që nuk po përshtatet me fjalimet e tij të bukura”, ka shkruar Totaj.

Të ngjashme

Të fundit