Manchester United synon Rafael Leao, 50 milionë plus një lojtar

- Advertisement -

Manchester United ka vendosur në radar sulmuesin e Milan, Rafael Leao, duke shtuar interesimin për një transferim të mundshëm gjatë verës.

Sipas raportimeve të mediave britanike, drejtuesit e klubit anglez kanë ndjekur nga afër paraqitjet e portugezit dhe e konsiderojnë atë si një përforcim ideal për repartin ofensiv. Në të njëjtën kohë, edhe Milani nuk e konsideron më të paprekshëm Leaon dhe është i hapur për të dëgjuar oferta.

Thuhet se “djajtë” ofrojnë  50 milionë euros plus përfshirjen e një lojtari, si Marcus Rashford, Joshua Zirkzee apo Manuel Ugarte.

Në këtë fazë, interesimi për Leaon është real, por çdo zhvillim konkret mbetet për t’u parë në javët në vijim të merkatos.

Të ngjashme

Të fundit